E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dinamo “fundos” Flamurtarin

Dinamo ka arritur një fitore 2-0 përballë Flamurtarit në javën e 6-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Të besuarit e Ilir Dajës u shfaqën dominues në lojë përballë vlonjatëve, por gabuan në metrat e fundit e fundit në vijën sulmuese. Pas 30 minutash lojë Flamurtari mbeti me një lojtar më pak. Veigas, i aktivizuar në vend të Çantakias të dëmtuar, është ndëshkuar menjëherë me karton të kuq për një ndërhyrje të parregullt në dëm të Guindo.

Pas këtij momenti, dinamovitët e kishin më të lehtë dhe në fundin e pjesës së parë arritën të zhbllokojnë sfidën me anë të Guindo(45’+3). Sulmet e bluve vazhduan edhe në pjesën e dytë, me Nanin që arriti të dyfishojë shifrat në minutën e 74-ët, ndërsa pak minuta më vonë Ferruku u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj portierit të vlonjatëve.

Me forca të barabarta në fushën e lojës, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Me këtë fitore Dinamo ngjitet në kuotën e 10 pikëve, Flamurtari në vend të fundit me 2 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›