E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo kalon me lehtësi Tiranën në ndeshjet e kthimit të Kupës

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Dinamo City e Ilir Dajës ka mposhtur me lehtësi mbrëmjen e sotme Tiranën në Kupën e Shqipërisë.

Çerekfinalja e dytë u fitua me të njëjtin rezultat si e para, 2 me 0.

Ndeshja e luajtur në “Air Albania” nuk pati histori, pasi Tirana e Orges Shehit nuk e vendosi në rrezik Dinamon në asnjë moment. Neziri dhe Guindo shënuan për blutë.

Tashmë Tirana është e fokusuar në kampionat, pasi humbi mundësinë për Europën përmes Kupës. Dinamo ndërkohë pret shortin për fazën gjysmëfinale.

Pas Vllaznisë dhe AF Elbasanit, Dinamo City është ekipi i tretë gjysmëfinalist i Kupës së Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›