“Disa fermerë dredhin zinxhirat”, Himena përballet me Florin: Mos fol pas krahëve, thuaje si burrat në sy!

Himena Sherifi është hyrja më e re në fermë. Ajo iu bashku fermerëve para një jave. Himena foli rreth pritjes që ju bë nga pjesa tjetër.
“Jam në botën time, jam vetmja. Nëse këta janë një familje i bije që unë jam e njerkës, pra jam Hirushja. Jam ndjerë e ofenduar gati nga të gjithë. Nuk e kam kuptuar se nuk gjeja një vend për tu ulur. Më thonin jo prit se është i atij, jo i atij tjetrit. Unë këndoj kur dua, punët i përfundoj siç ma do qejfi. Jam një shpirt i lirë”, tha Himena.
Fermerja është përplasur me Florin, ku është shprehur se Flori hedh kunja për të.
Pjesë nga biseda:
Himena: Kur po prisja Elsën tek stallat, unë po kërceja me gomarin, po bëja qejf, Floriani hedh kunja, jo po ty s’të lejohet të vallzosh
Flori: Ne në Shqipëri hedh kunja e marrim për keq
Himena: Mirë po mësoj shqipen tani me ju, se nuk e paskam ditur. Do flasim kinezisht si të duash
Flori: Po të them dhe njëherë hedh kunja përdoret për keq këtu ku po bëhet spektakli. Se nëse do i besoj vetëm fjalëve të Himenës…
Himena: Por, nuk ka problem unë jam në rregull, kështu që le të vazhdojnë
Flori: E sqarova dhe dje situatën, por po e them dhe tani. Ferma ishte në kaos, kur ne ishim duke punuar Himena kërcente me gomarin dhe i la gicat jashtë.Unë nuk i hodha asnjë kunjë thjesht i thashë shoqet e tua dje kur na panë erdhën na ndihmuan. Pasi ke dy ditë që punon ka dhe ca njerëz që dredhin zinxhirat. Kam ardhur tha të fus gicat brenda, ja gjeta ja thashë ku i ke. Jo vetën që si futi brenda, por edhe iku e bëri këto skemat
Himena: Elsa tha do vim dhe ne, edhe unë thashë pse mos të bëj qejf me gomarin sa të vijë këto. Por kur ti fle zotëri Florian, unë në mëngjes kam qenë në stallë ndërsa ti në gjumë
Flori: Duhet të kesh shumë guxim t’a thuash këtë seriozisht
Himena: Në momentin kur ti s’ke argument lërë fjalë, por të kaluash këtu e të hedhësh fjalë pas krahëve, thuaje si burrat në sy. Unë edhe kur i buzëqesh këtij njeriu thotë pse buzëqesh./vizionplus.tv
https://www.instagram.com/reel/C6zkG9pI2uh/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
https://www.youtube.com/watch?v=Zu29sm_YnS0