Disiplina ndryshon vendimin për zyrtarët e Egnatias dhe kapitenin e Teutës. Tifozëve u ndalohet hyrja në stadium, ja emrat

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet më të fundit duke njoftuar se zyrtarëve të Egnatias, Julian Brahja dhe Taulant Guma, u është pezulluar dënimi me nga 5 ndeshje. Ndërkohë, për Kapitenin e Teutës, Blerim Kotobellin është pranuar kërkesa për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.
Lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Tirana – AF Elbasani të zhvilluar më datë 08.03.2026 ora 15:00 në stadiumin “Selman Stermasi” dhe KF Vllaznia – AF Elbasani të zhvilluar më datë 15.02.2026 ora 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”, janë marrë masa për tifozë të caktuar duke i pezulluar për një periudhë të pakufizuar.
Ja vendimet:
- KF Bulqiza, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë kundër KF Tirana B, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Zyrtari i KS Korabi U-17, Erblin Laci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Kamza 07, U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Dinamo U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AF F.Shehu, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Argjiro U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AF Argjiro U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Përmeti U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AF Dea U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Tepelena U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AF Argjiro U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Tepelena U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AS Luftëtari U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Tepelena U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AF Elbasani Vajza U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit të Vajzave, kundër FK Bylis Vajza U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, Julian Brahja, të paraqitur në mbështetje të neneve 67 dhe 74 të KDE, për rishikimin e Vendimit nr. 34, datë 18.03.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke ndryshuar pikën 6 të tij dhe duke vendosur pezullimin e zbatimit të masës disiplinore prej 5 (pesë) ndeshjesh pezullim, si dhe vendosjen e zyrtarit në periudhë prove prej 6 (gjashtë) muajsh nga data e këtij vendimi.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, Taulant Guma, të paraqitur në mbështetje të neneve 67 dhe 74 të KDE, për rishikimin e Vendimit nr. 34, datë 18.03.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke ndryshuar pikën 7 të tij dhe duke vendosur pezullimin e zbatimit të masës disiplinore prej 5 (pesë) ndeshjesh pezullim, si dhe vendosjen e zyrtarit në periudhë prove prej 6 (gjashtë) muajsh nga data e këtij vendimi.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Blerim Kotobelli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Rrëzimin e kërkesës së FC Luminesen, Sunday League, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Tirana – AF Elbasani të zhvilluar më datë 08.03.2026 ora 15:00 në stadiumin “Selman Stermasi”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE
VENDOSI:
- Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të mëposhtëm:
- Petros Alfred Ballabani
- Sadi Eduart Notolli
- Amar Agim Loci
- Indrit Gëzim Skëndi
- Klei Qani Mema
- Fabio Ardian Elezi
- Noel Sokol Klaiqi
- Ilirian Kristo Meraj
- Malvin Alban Sharra
- Xhensi Kolë Gjinaj
- Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
- Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Vllaznia – AF Elbasani të zhvilluar më datë 15.02.2026 ora 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE
VENDOSI:
- Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
- Serxhio Ardian Miloti
- Kristo Halit Krraba
- Juljan Qamil Pllumbi
- Enaldo Përparim Selami
- Elios Ermir Qosja
- Denis Shkëlqim Deliu
- Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
- Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.