E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Botërore e Librit për Fëmijë – Thirrje mësuesve dhe prindërve për të orientuar fëmijët drejt leximit

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit për Fëmijë, përgjegjësja e sektorit të fëmijëve theksoi rëndësinë e kësaj dite, duke u shprehur se libri mbetet një nga mjetet më të fuqishme për zhvillimin intelektual dhe emocional të fëmijëve.

“Jemi në muajin prill dhe siç e dimë ky muaj është shumë i rëndësishëm dhe ndryshe quhet muaji i leximit. Gjatë të gjithë muajit prill do të kemi aktivitete të ndryshme”, u shpreh Alma Koldashi.

Në vijim, ajo iu bëri thirrje mësuesve dhe prindërve që të jenë më të angazhuar në orientimin e fëmijëve drejt leximit.

“Prindërit duhet të jenë shtytje për fëmijët që të lexojnë”, tha ajo.

Aktivitete të shumta pritet të zhvillohen me fëmijë gjatë gjithë këtij muaji për të promovuar rëndësinë e librit dhe leximit që në moshë të hershme.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›