E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Botërore e Tuberkulozit, Nako: Incidenca në rënie, 10-20 mijë raste për 100 mijë banorë

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Në Ditën Botërore të Tuberkulozit, mjekët përsërisin thirrjen për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe diagnostikim të hershëm të kësaj sëmundjeje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përcolli sot mesazhin e dr. Entela Nakos, mjeke pneumologe pranë Qendrës Shëndetësore Dispanceria “Hektor Çoçoli”, në Tiranë.

Mjeka Nako thekson se rritja e ndërgjegjësimit, diagnostikimi i hershëm dhe ndjekja e plotë e trajtimit janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes.

“Tuberkulozi është një sëmundje e pranishme edhe në Shqipëri, por e kontrolluar. Incidenca e kësaj sëmundjeje është 10-20 raste për 100 mijë banorë në vit. Është një sëmundje që ka ardhur në rënie”, tha Nako.

Sipas mjekes, kjo diagnozë është ngjitëse dhe shkaktohet nga mikrobakteri i tuberkulozit.

“Përhapja ndodh nëpërmjet spërklave dhe kontakteve të ngushta me pacientë që kanë kohë të gjatë me këtë sëmundje. Sëmundja shfaqet me një kollë të zgjatur shumë se dy javë, disa herë edhe me gjak, lodhje të vazhdueshme, temperaturë deri 37.5 dhe djersitje gjatë natës”, vijoi Nako.

Dr. Nako nënvizoi se një pacient që ka këto shenja duhet të paraqitet te mjeku, ndërsa ekzaminimet kryesore që bëhen janë radiologjia e toraksit dhe testet imunologjike.

“Trajtimi është i gjatë rreth 6 muaj dhe ka fazën intensive dhe atë vazhdueshme. Kusht është që mjekimi duhet të merret i rregullt dhe ushqimi të jetë i shëndetshëm”, tha Nako, ndërsa theksoi se grupmoshat që preken nga kjo sëmundje janë nga fëmijët te moshat e treta.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›