E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Kombet e Bashkuara për këtë vit përzgjodhën temën “Bashkimi me të rinjtë kundër korrupsionit: Formimi i integritetit të së nesërmes”, duke nënvizuar faktin se fushata kundër korrupsionit përqendrohet në rolin që luajnë të rinjtë si mbrojtës të integritetit, duke rritur ndërgjegjësimin për korrupsionin dhe ndikimet e tij në komunitete.

Kombet e Bashkuara kujtojnë se, bota jonë përballet me sfida të shumta, tragjedi, pabarazi dhe padrejtësi, shumë prej të cilave janë të lidhura me korrupsionin. Me 1.9 miliardë të rinj në botë, lufta kundër korrupsionit është jetike për të ardhmen e gati një të katërtës së popullsisë globale.

OKB thotë se, ndërtimi i një bote të drejtë dhe një planeti të qëndrueshëm është i mundur vetëm nëse korrupsioni nuk pengon. Korrupsioni është një fenomen kompleks social, politik dhe ekonomik që prek të gjitha vendet dhe që minon institucionet demokratike, ngadalëson zhvillimin ekonomik dhe kontribuon në paqëndrueshmërinë qeveritare.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›