E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit, Balluku: Kujtesa shërben për të mos përsëritur të njëjtat gabime

“Kujtesa shërben për të mos përsëritur të njëjtat gabime”. Kështu e nis postimin e saj në nder të 27 Janarit, Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, zv/kryeministrja Belinda Balluku. “Kujtesa shërben për të mos përsëritur të njëjtat gabime, ndërsa solidariteti për të treguar anën njerëzore dhe natyrën e çdo populli“, shkruan Balluku në postimin e saj.

Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Fjala “holokaust” vjen nga greqishtja e lashtë, e cila do të thotë sakrificë. Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e një grupi të madh njerëzish.

Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre nga viti 1933 deri 1945.

Hebrenjtë i referohen ngjarjes me fjalën “shoah” që do të thotë “katastrofë”.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin larguar nga vendet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›