E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, FSHF: Promovojnë vlerat

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka uruar të gjithë gazetarët sportivë shqiptarë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, duke vlerësuar kontributin e tyre në pasqyrimin dhe promovimin e futbollit shqiptar.

Në urimin e saj, FSHF thekson se gazetarët sportivë luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe afrimin e tifozëve me ekipet kombëtare dhe garat vendase.

Sipas FSHF-së, profesionalizmi, përkushtimi dhe pasioni i gazetarëve sportivë ndihmojnë në zhvillimin dhe promovimin e vlerave të sportit në vend.

“Gazetarët sportivë kanë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut, promovimin e futbollit dhe përcjelljen e vlerave të sportit, duke afruar tifozët me ekipet kombëtare dhe garat vendase”, thuhet në urimin e FSHF-së.

Federata e Futbollit shprehu gjithashtu mirënjohjen për bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite me median sportive dhe kontributin e vazhdueshëm të gazetarëve në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›