Dita Ndërkombëtare e Tokës, ekspertët: E rrezikuar nga ndotja dhe keqpërdorimi

Tokat bujqësore në Shqipëri po degradohen për shkak të keqmenaxhimit dhe ndotjes së saj.
Uran Abazi, pedagog në Departamentin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, thotë se toka ka nevojë për kujdes, pasi problemet e saj kalojnë tek produktet që janë pjesë e zinxhirit tonë ushqimor, duke u bërë shkak për sëmundje të shumta.
“Ka disa problematika. Një problematikë themelore me menaxhimin e tokës, me braktisjen dhe keqmenaxhimin dhe probleme që ekzistojnë me degradimin e tokës, erozionin, ndotjen nga industri të ndryshme, nga probleme që nuk i menaxhojmë siç duhet për pylltarinë, kullotat, kriptëzimin ndotjen e ujërave, qe kjo ndotje mund të kalojë edhe në tokë por edhe në zinxhirin ushqimor”, thotë Abazi.
Sipas Profesor Abazit, është thelbësore të merrem masa për ndryshime ligjore.
“Duhet bërë më shumë, ka mundësi të bëhet më shumë duke filluar që nga përmirësimi i legjislacionit për ruajtje dhe menaxhimin e tokës, nga politika që duhet të ndiqen për të bërë të mundur rritjen e kapacitetit dhe efektivitetit të tokës, menaxhimin e tokave të lëna”, tha Abazi.
22 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare të Tokës, një thirrje globale për të reflektuar mbi ndikimin tonë ndaj mjedisit dhe për të ndërmarrë hapa konkrete për mbrojtjen e tij./vizionplus.tv