Dita Ndërkombëtare e Urgjencës, ndërgjegjësim gjimnazistëve për dhënien e ndihmës së parë

Ndërhyrja e menjëhershme për dikë që ka pësuar aksident apo infarkt është vendimtare për jetën e tij. Çdo minutë që kalon pa ndihmë, shanset për mbijetesë ulen dhe rreziku për dëme të përhershme rritet ndjeshëm.
Ndaj, në Ditën Ndërkombëtare të Urgjencës, mjekë, studentë të universitetit dhe infermierë zhvilluan një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e institutit Harry Fultz Institute për rëndësinë e dhënies së ndihmës së parë.
Por cilat janë rastet që kërkojnë medoemos një ndërhyrje të shpejtë?
“Mund të ketë në raste traumash, raste infeksionesh, mund të ketë në raste infarktesh, në rëniet në rrugë duhet të kontrollohet për frymëmarrje. Në qoftë se ka mungesë frymëmarrje atëherë duhet të kontrollojnë për rrugët e ajrit’.
Shumë të rinj kanë shprehur interes për të mësuar të gjithë hapat e ndërhyrjes së shpejtë, madje nuk kanë hezituar edhe t’i praktikojnë ato.
Pjesa më e madhe e popullsisë nuk ka njohuri për veprimet bazike të ndërhyrjes për dhënien e ndihmës së parë, ndërkohë që mjekët e urgjencës përpiqen të përçojnë që në bankat e shkollës frymën e këtij edukimi.
/rtsh.al/