E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare e gjuhës së shenjave, Ibrahimi: Më kanë paragjykuar në fëmijëri! Rojba: Përdorin terma memec dhe shurdh

Data 23 shtator, dita ndërkombëtare e gjuhës së shenjave, shërben për të ndërgjegjësuar se ajo është më shumë sesa një formë komunikimi, është një mënyrë jetese për të qenë i dëgjuar si çdo njeri në një mënyrë tjetër. Për shumë persona që nuk dëgjojnë, përballja me sfidat e përditshme është një betejë e vazhdueshme.

Në “Vizionin e Pasdites”, Klisman Ibrahimi, trajner i gjuhës së shenjave shqipe dhe Florian Rojba, kreu i shoqatës së personave që nuk dëgjojnë ndanë historitë e tyre, ku u ndalën edhe tek paragjykimet.

Rojba u shpreh se mungesa e mungesa e interpretëve të gjuhës së shënjave është një problem në vendin tonë. Ai theksoi gjithashtu se shoqëria jonë është shumë paragjykuese, teksa përmendi termat “memec” dhe “shurdh” si fjalë që i ka dëgjuar shpesh nga të tjerët për personat që nuk dëgjojnë.

Gjithashtu edhe Ibrahimi bëri me dije se gjatë kohës së gjimnazit ka hasur shumë problem. Ai shtoi se shumë prej shokëve të tij nuk donin t’a kishin në shoqërine tyre vetëm për faktin se nuk dëgjonte.

Në studio ishin edhe Rovena Rojba, interprete e gjuhës së shenjave dhe Nikoleta Spahi, mësuese e gjuhës së shenjave. Rovena Rojba, motra e Florian Rojbës tha se ai e ka humbur dëgjimin në moshën 2 vjeç e gjysmë si pasojë e një incidenti në çerdhe. Ajo tha se e ka mësuar gjuhën e shenjave për t’i ardhur në ndihmë vëllait të saj.

Pjesë nga biseda:

Rojba: Ne aktualisht ofrojmë lajmet me anë të shenjave. Edhe Vizion Plus i është bashkuar nismës sonë për akses të infomimit përmes shenjave në edicionin informativ. Është e rëndësishme të ketë interpret të gjuhës së shenjave  edhe tek mjeku , tek dentisti, apo edhe tek një zyrë për të tërhequr vetëm një dokument. Janë bërë hapa ndryshimi në Shqipëri, por ka ende disa gjera për t’u bërë, për t’u rregulluar.

Prifti: Cilat kanë qenë shqetësimet kryesore për ju?

Rojba: Problemi më i madh është mungesa e interpretëve të gjuhës së shënjave. Nëse do ketë në shumë institucione interpret të gjuhës së shenjave do krijohet një jetesë e pavarur për të gjithë ata që nuk dëgjojnë.

Ibrahimi: Vështirësitë në të mëdha kanë qenë në gjimnaz. Edhe motra ime nuk dëgjon, edhe për të qenë të pavarur dhe për tu ndjerë të barabartë na kanë ndihmuar prindërit tanë.

Prifti: E keni ndjerë paragjykimin?

Ibrahimi: Kur kam qenë i vogël kam pasur shumë shok që dëgjonin dhe ishte pak i vështirë socializimi. Ata nuk donin që të ishim shok bashkë. Ekziston akoma kjo në shoqërinë tonë. Duhet ti informojmë që në fëmijë të gjithë që jemi të barabartë.

Rojba: Shoqëria jonë është denigruese. Përdorin fjalë si memec, shurdh. Informimi duhet të nisi që kur janë fëmijë. Ne kemi bërë një studim , 92% të personave që nuk dëgjojnë janë analfabet funksional. Mungesa e tyre në të nxënë vjen si mungesë e të pasurit kontakt shumë të vonë me shenjat. Fëmijët nuk kanë mësues të gjuhëve të shenjave./vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›