E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita botërore e librit, kushtuar bibliografisë së përkthimit

Dita botërore e librit këtë vit i është kushtuar 80-vjetorit të bibliografisë ndërkombëtare të përkthimeve (Indeks Translationum), ku është organizuar verprimtaria "Afrim Koci 40-vjet përkthime" në ambjentet e Bibliotekës Kombëtare.

Ministri i Kulturës Aldo Bumci, u shpreh se përkthimi luan një rol mjaft të rëndësishëm në ndërmjetësimin kulturor dhe në mënyrë të veçantë falenderon përkthyesin e madh, Afrim Koçi.
 

Gjithashtu në kuadër të Ditës Botërore të librit janë zhvilluar një sërë aktivitetesh në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ku është mbajtur konferenca 100-vjetori i vatrës nga Departamenti i Historisë, gjithashtu janë shtuar botime të reja si "Komunikimi në institucionet e mbyllura - burgu" dhe "Komunikimi i integruar" të cilat janë botime të departamentit të gazetarisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›