E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e 39-ë e protestës, qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej” në ditën e 39-ë të protestës së tyre. Pas organizimit të tyre priten që ata të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim.

Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi të shumta kanë qenë mediat e huaja, të cilat i kanë kushtuar artikuj protestave të qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›