Dita e Verës, amvisat e Elbasanit ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Elbasani konsiderohet si epiqendra e Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve dhe ka si simbol ëmbëlsirën tradicionale që është ballakumja.
Me një traditë të veçantë në festimin e Ditës së Verës, Elbasani e mirëpret sot këtë festë me një sërë aktivitetesh të cilat përfshijnë mosha të ndryshme.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.
Amvisat shpjeguan në detaje të gjitha proceset që ndiqen për ballakumen, duke zbuluar formulën e veçantë të përgatitjes së saj.
Ballakumja është ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan gatuhet vetëm për këtë festë, kjo e bën edhe më të veçantë. Ballakumja është ëmbëlsirë që gatuhet me gjalpë, sheqer të imët, vezë dhe miell misri të situr mirë.
Kjo festë është kthyer në një ditë të rëndësishme për këtë qytet, që Ditën e Verës e shikon edhe si një mundësi të mirë për të rritur turizmin dhe të ardhurat.
/m.m/r.e/