E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Zisë/ Ceremonia e nesërme në nderim të Fatos Nanos, bëhet publik programi shtetëror

Lideri historik i Partisë Socialiste, ish-kryeminsitri Fatos Nano, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, do të përcillet ditën e diel për në banesën e fundit.

Shteti shqiptar do të bmbajë një ceremoni mortore në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e madh që ish-kryeminsitri Anno ka dhënë për vendin.

Është bërë publik protokolli që do ndiqet nesër me rastin e përcjelljes për në banesën e fundit të ish-kryeministrit Fatos Nano.

PROTOKOLLI:

Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, udhëheqës dhe politikan i shquar, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Programi i ceremonisë:

08:30 – Fillimi i homazheve publike;

11:00 – Përfundimi i homazheve publike

11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;

12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.

Sinjali televiziv i të gjithë ceremonisë do të mundësohet nga regjia qendrore dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare në Facebook dhe YouTube.

Fotografët do të kenë pozicionin e tyre të dedikuara në një kënd të posaçëm të Hollit të Pallatit të Kongreseve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›