E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita e katërt e Konventës Kombëtare Demokrate, Tramp: Do ndjek fjalimin e Harris dhe do jap mendimet e mia

Ndërsa kjo e enjte (22 gusht) shënon ditën e katër të Konventës Kombëtare të Demokratëve, ku pritet që nënpresidentja Kamala Harris të emërohet zyrtarisht si kandidate e Partisë Demokrate, ish-presidenti Donalt Tramp (Trump) deklaroi se do të ndjekë fjalimin e saj dhe do të publikojë mendimet e tij në platformën Truth Social.

Tramp u shpreh se Harris u nominua pa luftuar për vota, ndërsa e cilësoi atë si zv.presidenten më të keqe në historinë e SHBA.

“Ajo u bë e nominuar pa marrë një votë, duke ia vjedhur nominimin e shtrembër Joe Biden, i cili e fitoi atë duke marrë 14 milionë vota. Unë nuk jam fans i Bidenit, i cili ishte presidenti më i keq në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe, po ashtu, ajo konsiderohet si zëvendëspresidentja më e keqe në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Harris u zgjodh si kandidate presidenciale demokrate pasi Presidenti Xho Bajden (Joe Biden) u tërhoq vullnetarisht nga gara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›