E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e të vrarëve në kufi, 36 vjet nga vrasja e 17-vjeçarit Pëllumb Pëllumbi

Në Shkodër u përkujtua Dita e të vrarëve në kufi, e cila përkon me 36-vjetorin e vrasjes së 17-vjeçarit Pëllumb Pëllumbi, ekzekutuar më 16 qershor 1990 gjatë tentativës për t’u arratisur nga Shqipëria komuniste. 

“Sot po flas në emër të familjes. Ishte një mesazh i fortë për qeverinë e asaj kohe, sepse atëherë kanë qenë mbi 5.000 vetë që morën pjesë në varrimin e tij. Ky numër i madh pjesëmarrësish është dëshmi e respektit dhe mbështetjes së gjerë që ai gëzonte.” – Kryetar i Shoqatës së ish-të përndjekurve, Zenel Drangu 

“Ky krim nuk duhet të harrohet kurrë dhe nuk duhet të harrohet protesta e atyre të rinjve shkodranë, të cilët në atë kohë tmerri patën guximin të dalin këtu me parulla të ashpra kundër komunizmit. Ky akt i tyre mbetet një dëshmi e fortë e kurajos dhe e vendosmërisë për liri.” – tha ish-i përndjekuri Filip Guraziu 

Ish-të përndjekur politikë dhe qytetarë shkodranë vendosën kurora me lule dhe nderuan kujtimin e të rinjve të vrarë në kufi në kërkim të lirisë. Gjatë aktivitetit, përfaqësues të shoqatave të të përndjekurve politikë kujtuan sakrificat e viktimave të regjimit komunist dhe kërkuan zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur. 

“Është një ditë që përfaqëson genocidin komunist, përfaqëson ata njerëz të cilët nuk u pajtuan me rrëzimin e egër dhe bënë aq sa kishin mundësi, por kjo u kushtoi jetën. Ne e përkujtojmë dhe ulemi me respekt përpara disa heronjve që kërkuan lirinë që mungonte.” 

“Ndihemi keq përpara tyre të gjithë ne sot. Poshtë komunizmi! U varros komunizmi ekstrem shqiptar një herë e përgjithmonë.” 

Sipas të dhënave, vetëm gjatë vitit 1990 në kufijtë e Shqipërisë u vranë 54 të rinj e të reja, ndërsa gjatë gjithë periudhës së diktaturës numri i viktimave në kufi arriti në 995 persona. 

Gazetare: M. Gjoni 

/rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›