E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dita nis me dy aksidente në Kurbin/ Njëri nga të plagosurit niset drejt Traumës

Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se njëri nga aksidentet ka ndodhur në qytetin e Laçit, ndërsa tjetri pranë mbikalimit të Patokut në autostradën Milot- Thumanë.

Sipas mjekëve nga spitali i Laçit, njëri nga të plagosurit është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa i plagosuri tjetër po merr mjekim në spitalin e Laçit

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e dy aksidenteve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›