E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Erzen Breçanit mbetet në qeli, SPAK e lidh me grupin e SKY ECC

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Eralbi Breçanin, djalin e ish-funksionarit te policisë Erzen Breçani, i ekstraduar disa ditë më parë nga Spanja.

Ai akuzohet nga SPAK për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga komunikimet e zbardhura ne SKY ECC Eralb Breçanit akuzohet si pjese e grupit kriminal bashkë me Ergys Dashin ( i vrarë në ekuador) dhe Ervin Matës.

Ai akuzohet për episodin e sasisë prej 446 kg kokainë e sekuestruar në Holandë në dhjetor të 2021, me bashkëpunëtorë edhe Ismail Zenelin e Besmir Murtatin.

Ndërkohë Ervin Mata mbahet i arrestuar në Brazil dhe pritet të ekstradohet në muajt ne vijim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›