E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Djathtas 1912”/ Kthupi: Jemi ndryshe nga të tjerët, nëse do donim pushtet rrinim në PD

Kandidati “Djathtas 1912”, Rezart Kthupi foli në emisionin “Real Story” në ABC News, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke komentuar edhe situatën e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se “Djathtas 1912”,  është ndryshe nga partitë e reja, dhe se tashmë kanë treguar se kanë bërë shumë beteja politike.

“16 mijë vota të jeni të bindur që do t’i marrim në Tiranë. Nëse do shohim sondazhet do thoja që japin një perceptim, por perceptimi i qytetarëve në raport me votën është shumë i ndryshëm. Ne ndryshe nga partitë e tjera kemi bërë beteja politike. Vendosëm të bëjmë  një gjë të pastër, krijuam një objekt të ri për të treguar që duam një identitet shumë të qartë. Po të ishte për pushtet do të rrinin në PD. Por dua ta theksoj se jemi ndryshe nga partitë e reja”, tha ai.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›