Djokovic i hap krahun Sinner-it, për herë të parë në historinë e tenisit, një italian bëhet numri 1 në botë

Për herë të parë në histori një tenist italian bëhet numri 1 i botës në renditjen e përgjithshme.
Bëhet fjalë për talentin e madh të sportit të raketave, Janik Sinner. 22-vjeçari u kualifikua për në gjysmëfinalet e Roland Garros, Grand Slemit të madh të Parisit, por veç kësaj mori një dhuratë në distancë pasi Novak Xhokovic u tërhoq nga ky turne prestigjioz për shkak dëmtimi.
Tërheqja e kampionit serb që në çerekfinale i jep mundësi tanimë tenistit Italian që me pikët ë grumbulluara të parakaloje rivalin e tij Xhokovic duke shënuar kështu një arritje të jashtëzakonshme, aq më tepër që është ende shumë i ri.
Pavarësisht se fitoi 3 me 0 në sete, i riu italian u desh të djersinte jo pak për të mposhtur bullgarin Dimitrov në çerekfinalen e tokës së kuqe të kryeqytetin francez.
Seti i parë në fakt ishte i lehtë pasi fitoi 6 me 2 mirëpo dy të tjerët ishin një betejë dhe italiani i mbylli me rezultatet e ngushta 6 me 4 dhe 7 me 6.
Tani në gjysmëfinale do të ketë një duel spektakolar mes Janik Sinner dhe yllit spanjoll Carlos Alkaraz. Tenisti Italian synon grand slemin e dytë në pak muaj, pasi në fillim të vitit triumfoi në Australian Open./vizionplus.tv