Djorde Duriç fiton edhe në Vlorë

Elbasan – Ura Vajgurore – Vlorë. Kjo ka qenë etapa e tretë e Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, e cila ka nisur në mesditë nga Elbasani e ka mbërritur në qytetin bregdetar rreth orës 15:40.
Një etapë, e cila ka qenë e gjatë 147 kilometra e që është fituar nga serbi Djorde Duriç. Serbi është shkëputur nga grupi i madh rreth 10 kilometra nga qyteti bregdetar e në fund ka fituar mbi të tjerët.
Për nënkryetarin e Bashkisë së Vlorës, Klevis Kaso, kjo garë çiklistike vjen në kuadrin e shpalljes së Vlorës “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024.
Etapa e katërt është Vlorë – Himarë – Llogara, ndërsa Turi i 81-të Çiklistik i Shqipërisë përfundon të premten në Fier.