Do donit primare brenda PS? Përgjigjet në Quo Vadis Lavdrim Krashi

Deputeti Lavdrim Krashi tregoi në Quo Vadis në Vizion Plus si e pritën miqtë dhe familjarët e tij që ai nuk ishte në listat e kandidatëve.
Ai tha se e telefonuan shumë persona, ku disa prej tyre ishin nga diaspora.
Pyetjes së moderatores Pranvera Borakajt se a ndihet i shfrytëzuar në parti, Krashi iu përgjigj se ndihet i keqardhur që nuk janë realizuar ende të gjitha projektet.
Krashi tha se nuk do donte primare brenda PS.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Do donit primare brenda partisë?
Krashi: Primaret janë primare ku ka vend dhe ku është vend shumë më i madh, me demokraci shumë të lirë. Unë quaj model të mirë kur kandidatët prezantohen nga baza. Por, vendimi duhet të merret nga baza, jo nga individë të caktuar. Kjo është një nga mangësitë që ka ligji ynë.
Borakaj: Kishte familjarë nga ana juaj, miq, që ju morën në telefon dhe u habitën që nuk ishit në listë?
Krashi: Ka pasur shumë, sidomos nga diaspora. Jam munduar, sa e kam arritur, është çështje tjetër. Kam qenë shumë aktiv. Në media kam qenë tepër aktiv, sidomos në aktivitetet ndërkombëtare.
Borakaj: Ndiheni i shfrytëzuar?
Krashi: Unë ndihem i keqardhur që nuk janë realizuar aq gjëra sa duhet. Unë jam shumë i kënaqur që sot i them diasporës “votoni”. Aq sa është bërë për diasporën në 3 vitet e fundit, nuk është bërë në 30 vjet.
Borakaj: Cila është merita e qeverisë sa i përket diasporës?
Krashi: E drejta e votës ku ata jetojnë, është folur, por është hera e parë që do iu jepet kjo e drejtë emigrantëve. Pushteti që ka opozita është i jashtëzakonshëm, por që nuk e kanë përdorur. Se ka përdorur as PS kur ishte në opozitë, as PD tani.
/vizionplus.tv