E Martë, 3 Nëntor 2026

“Do ju hamë të gjallë”/ Rama për deklaratën e Alizotit: Këta janë njëri më mbaruar se tjetri! Pinë ujë kënete dhe e spërkasin

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në fushatë elektorale në Kuçovë, ka komentuar edhe një deklaratë të Tomor Alizotit të bërë gjatë ditës së sotme, që thoshte se “PD do e hajë të gjallë qeverinë”. Rama tha se “Ludoviku” nuk është normal.

Rama tha se personazhet politikë të PD-së janë njëri më i mbaruar se tjetri. Sipas tij, ata do të marrin një mësim të mirë nga populli më 12 maj.

Edi Rama: Ludoviku thoshte “do iu hamë të gjallë”. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin. Natën thonë se populli është i sëmurë, edhe pse sondazhet thonë se PS fiton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›