E Premte, 6 Nëntor 2026

“Do ngrihet aktakuzë për Radoiçiç”/ Vuçiç: Prokuroria po ndjek çështjen për krimet që ka pranuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç  ka deklaruar se  autoritetet serbe do të ngrenë aktakuzë ndaj Milan Radoiçiçit, pasi të përfundojnë hetimet  për ngjarjen në veri të Kosovës. Ai theksoi se prokuroria po e ndjek çështjen  për krimet që ai vetë i ka pranuar.

Kjo  sipas Vuçiçit  do të tregojë se  nga kanë ardhur paratë dhe armët e paligjshme.

Presidenti serb tha se autoritetet ushtarake dhe civile po hetojnë rrethanat e ngjarjes në Banjskë dhe se publiku do të informohet për rezultatet e hetimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›