“Do të jap dorëheqjen”/ Zelensky: Nuk kam ndërmend të udhëheq Ukrainën në kohë paqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nuk e sheh veten në rolin e udhëheqësit të vendit pasi të përfundojë lufta. Në një intervistë për gazetarin Barack Ravid në emisionin The Axios Show, Zelensky theksoi se qëllimi i tij kryesor është përfundimi i luftës dhe jo vazhdimi i karrierës politike.
Presidenti ukrainas shtoi gjithashtu se nëse arrihet një armëpushim, ai do t’i kërkojë parlamentit të organizojë zgjedhje.
I pyetur nëse do ta konsideronte mandatin e tij të përfunduar sapo të vendoset paqja, Zelensky u përgjigj se do të ishte “gati” të jepte dorëheqjen.