E Martë, 3 Nëntor 2026

Do të merrte pjesë në një tubim, avioni i Trump bën ulje emergjente

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump pritej të merrte pjesë në një tubim në Bozeman për të mbështetur kandidatin republikan në Senatin amerikan Tim Sheehy në garën e tij kundër demokratit aktual Jon Tester.

Megjithatë, avioni i tij privat u devijua në mënyrë të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Billings pasi pati probleme mekanike. Trump do të vazhdojë udhëtimin e tij në një aeroplan tjetër.

“Aeroplani i Donald Trump duhej të bënte një ulje emergjente në Billings përpara paraqitjes së tij në Bozeman sonte për shkak të problemeve mekanike”, raportojnë mediat lokale. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›