“Do zgjedhim ç’kërkon populli!” Duka: Shkencëtarët nuk i voton njeri

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për zgjedhjet e 11 majit.
I pyetur se si po i zgjedh kandidatët PAA, Duka tha se ashtu siç i do populli, ata që mbledhin më shumë vota.
Sipas tij parlamenti është pasqyrë e popullit.
Pjesë nga biseda:
Kikia: Si po i zgjidhni kandidatët?
Duka: Ne 10-të kemi, nga 1 për çdo qark. Deri tani kemi zgjedhur njerëz shumë të mirë. Në Shkodër kemi një vajzë të mirë, Në Lezhë kemi një avokat.
Borakaj: Po si i keni zgjedh?
Duka: Kemi selektuar njerëzit që janë afër opartisë, të sfidohen. Ata të rinjtë nuk kanë frikë me u sfidu. Nëse më lejoni kemi edhe të tjerë.
Kikia: Pyetja është për nivelin?
Duka: Në Durrës kemi Veterinerë. Në Korçë jemi në negociata. Ka një disprorporcion mes njeërzve intelektualë dhe atyre që mbledhin vota. Nga eksperienca ime një shkencëtar e ka shumë të vështirë për të mbedhur vota, pasi në fund parlamenti përfaqëson nivelin që ka populli. Unë e justifikoj faktin që këta u munduan me zgjedh një kod që të mbrojnë profestorët. Po ço 20 veta. 4 në Tiranë, 2 në Durrës, 2 në Vlorë, të tjerët le ti çojnë me votë parapëlqyese. Fakti që Berisha po bën primaret nuk besoj se do të ketë problem për kohën, edhe nëse çon listat në 12 të natës si absha prapë do të ketë probleme.