E Hënë, 2 Nëntor 2026

Doganat dhe Autoriteti Portual Durrës, rritje e shkëmbimit të informacionit

Tiranë, 17 mars/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me kreun e Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit në përpunimin e mallrave dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj biznesit.

Në takim u diskutua gjithashtu avancimi i digjitalizimit, rritja e shkëmbimit të informacionit dhe forcimi i analizës së riskut, me qëllim garantimin e një fluksi sa më të shpejtë, të sigurt dhe transparent të mallrave.

Sipas DPD-së, bashkëpunimi mes institucioneve mbetet kyç për lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Portit të Durrësit. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›