E Martë, 3 Nëntor 2026

Dogji në mars dy makina, arrestohet 34-vjeçari, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje

Një 34-vjeçar, i cili dyshohet se dogji me lëndë djegëse, 2 automjete, për motive të dobëta në mars 2024 është aarrestuar nga policia e Cërrikut.

Policia njofton se 34-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.

Në pranga ra shtetasi i shpallur në kërkim I. B., 34 vjeç, banues në Cërrik.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, më datë 06.03.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B. dhe J. B./.vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›