E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dollari amerikan u forcua me 0,15 lekë, euroja u zhvlerësua lehtë

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 84,43 lekë ose 0,15 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,01 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 97,53 lekëve. Paundi britanik këmbehet me 112,87 lekë, ose 0,37 lekë më shumë se ditën e martë dhe franga zvicerane u ngjit me 0,25 lekë duke u këmbyer sot me 104,96 lekë.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 84.43 +0.15
Euro EUR 97.53 -0.01
Poundi Britanik GBP 112.87 +0.37
Franga Zvicerane CHF 104.96 +0.25
Jeni Japonez (100) JPY 57.04 +0.30
Dollari Australian AUD 54.84 -0.06
Dollari Kanadez CAD 61.27 -0.05
Korona Suedeze SEK 8.75 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.28 +0.02
Korona Daneze DKK 13.07 0.00
SDR SDR 115.03 -0.11
Ari (OZ 1) XAU 281102.13 +745.55
Argjendi (OZ 1) XAG 3214.42 -1.70
Juani Kinez (onshore) CNY 11.76 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 11.75 +0.01
Lira Turke TRY 2.08 0.00

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›