Domatet me çmim të lartë në treg, prodhimi doli me vonesë pasi serat u përmbytën në dimër

Prodhimet e domateve te serave këtë sezon po dalin me vonesë, si pasojë e përmbytjeve të zonave bujqësore gjatë dimrit.
Fermerët në Lushnjë dhe Berat pësuan dëme të konsiderueshme në sera, duke ndikuar në uljen e prodhimit dhe shtyrjen e daljes së produktit në treg. Si rrjedhojë, oferta është më e kufizuar, ndërsa kërkesa mbetet e lartë duke u shoqëruar më rritje të çmimit.
Aktualisht, një kilogram domate po tregtohet deri në 300 lekë.
Rritja e kostove nga mbjellja e fidanëve deri në tregtim ka rënduar fermerët . Ata thonë se shumë prej tyre nuk po investojnë më në mbjellje të reja .
Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin e tregut me produkte vendase, ndërsa pritet që vjelja e prodhimit në javët në vijim të sjellë edhe ulje të çmimeve për konsumatorët.
/rtsh.al/