E Martë, 3 Nëntor 2026

Donald Trump shpallet fajtor: Gjyq i manipuluar! Vendimi i vërtet jepet më 5 nëntor

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u shpall fajtor për 34 akuzat që rëndonin mbi të. Vendimi u mor pas dëgjimit të 24 dëshmive për 16 ditë me radhë. Juria e përberë nga 12 anëtarë e shpalli ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë fajtor për falsifikim të dhënash për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili i pagoi aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, me qëllimin që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie intime me Trump, një dekadë më parë.

Ndërsa lexohej vendimi, jashtë sallës së gjyqit dëgjoheshin brohoritma nga njerëzit e mbledhur, kundërshtarë si dhe përkrahës të Trump.

Pasi doli nga salla e gjyqit ish-presidenti Trump e cilësoi procesin një farsë.

“Ky ishte një gjyq i manipuluar. Vendimi i vërtetë do të jepet më 5 nëntor nga populli. Ai e di se çfarë ka ndodhur dhe të gjithë e dinë çfarë ndodhi këtu”, tha Trump.

Pavarësisht se ky vendim e bën Trump presidentin e parë amerikan që dënohet për një vepër penale, kjo nuk e ndalon atë të vijoj garën për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ai rrezikon maksimumi 4 vite burg ose një dënim më të lehtë me kusht dhe një gjobë, por kjo do të bëhet e ditur në datën 11 korrik. Trump ka të drejtën e apelimit të dënimit dhe kjo çështje mund të zgjas për vite me radhë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›