Dorëheqja e Ermal Dredhës, Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet për të caktuar zëvendësin e tij, ja emrat e përfolur

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës, Këshilli Bashkiak është duke zhvilluar në këto momente mbledhjen për zëvendësimin e kryebashkiakut.
Në mbledhje po diskutohet zëvendësimi i kryetarit të dorëhequr, me një nga nënkryetarët aktualë.
Emrat që lakohen për zëvendësimin e Ermal Dredhës janë Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023, ku zëvendësoi Dritan Lelin.