Dorëhiqet drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa në vend të tij është emëruar Suela Popa.
Topi e mbajti drejtimin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rreth katër muaj.
“FSDKSH ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit shëndetësor, ndaj drejtimi i saj kërkon eficencë, përgjegjshmëri dhe një vëmendje të vazhdueshme te mënyra se si fondet publike kthehen në shërbime më të mira për qytetarët. Me Suela Popën do të punojmë për të forcuar këtë qasje dhe për të rritur bashkëpunimin me të gjithë aktorët e sistemit.
Falënderoj Ilir Topin për kontributin e tij në drejtimin e FSDKSH dhe i uroj Suela Popës shumë suksese në këtë përgjegjësi të re!” u shpreh Spahiu.