E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja AKSHI/ Arrestohet kushëriri i biznesmenit Ergys Agasit

Eno Agasi, kushëriri i biznesmenit Ergys Agasi, është arrestuar në automjet në zonën e Kodrës së Diellit. Sipas informacioneve paraprake, Eno Agasi dyshohet se është personi që ka marrë verërat e shtrenjta nga kantina e sekuestruar nga SPAK, në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Arrestimi i tij është kryer në zonën e Kodrës së Diellit.

Para tre javësh u arrestua biznesmeni Ergys Agasi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me dosjen e AKSHI-t. Arrestimi i tij u krye në zonën e Plepave në qytetin e Durrësit, teksa ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.

Akuzat që rëndojnë mbi biznesmenin

Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Ergys Agasi dyshohet për përfshirje në një sërë veprash të rënda penale, duke operuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal. Ndaj tij rëndojnë akuza të shumëfishta që lidhen me abuzimet në tenderat shtetërorë, ushtrimin e dhunës dhe pastrimin e parave.

Konkretisht, veprat penale për të cilat ai akuzohet përfshijnë:

  • Shkelje e barazisë në tendera: Ndërhyrje dhe manipulim i garave apo ankandeve publike për përfitime të jashtëligjshme.
  • Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës: Përdorimi i metodave të dhunshme dhe shantazhit për të eliminuar apo dëmtuar konkurrencën në treg.
  • Heqje e paligjshme e lirisë: Përdorimi i forcës fizike dhe izolimi i personave të tjerë në kundërshtim me ligjin.
  • Pastrim i produkteve të veprës penale: Përfshirja në skema për fshehjen dhe ligjërimin e aseteve e të ardhurave të përfituara nga veprimtaria kriminale.
  • Grup i strukturuar kriminal: Kryerja e të gjitha veprave të mësipërme në formën e bashkëpunimit të veçantë si pjesë e një organizate të mirëfilltë kriminale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›