E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Partizani”/ Akuzohet për korrupsion, nis gjykimi për Sali Berishën

Seanca e parë gjyqësore e themelit ka nisur këtë të hënë për dosjen “Partizani”.

Vetë ish- kryeminstri i vendit, Sali Berisha nuk është prezent, por përfaqësohet nga avokatët e tij, Genc Gjokutaj e Sokol Mëngjesi, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

I pandehur në këtë proces është dhëndri i ish- kreut të ekzekutivit, Jamarbër Malltezi. Të dy akuzohen për korrupsion, ndërsa Malltezi edhe për pastrim parash.

Përpara nisjes se seancës, Malltezi deklaroi se procesi është me urdhër politik.

Jamarbër Malltezi: Nga zhvillimi i pronës kemi paguar taksa, kemi sistemuar 42 familje, kemi ndërtuar kopsht dhe çerdhe për banorët. Ndërkohë, Edi Rama fal tokën për miqtë dhe hajdutët e vet. Të gjitha këto janë fakte që SPAK nuk i merr parasysh. SPAK, që unë e quaj SKAP, mori urdhrin dhe brenda muajit bëri 16 kërkesa. Kjo është çështje pa fakt penal, e ngritur mbi manipulime dhe krahasime të rreme me VKM-të e qeverisë.

Malltezi kishte kërkuar po sot, heqjen e masës së sigurisë, arrest në burg, por një vendim i tillë do të merret në 7 korrik.

Bashkëpunëtorë në krim, SPAK pretendon se janë edhe:

Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe Pastrim i produkteve të veprës penale.

Xhimi Begeja- Pastrim i produkteve të veprës penale.

Andia Pustina- Pastrim i produkteve të veprës penale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›