Dosja ‘Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me burg avokatin Radovan Çela

Gjykata e Posaçme dënoi me 4 vite heqje lirie avokatin Radovan Çela që rezulton i përfshirë në dosjen e njohur me emrin “Toyota Yaris”.
Për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar Çela përfiton ulje me një të 1/3 nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi zbret në 2 vite e 8 muaj.
Në këtë proces të njohur si dosja “Tojota Yaris”, avokati Radovan Çela u dënua për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë pasi ka ofruar para në mënyrë që të ndikonte në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë. /abcnews.al