E Martë, 3 Nëntor 2026

Dosja ‘Ura’/ Zbardhen mesazhe të tjera mes Morinës dhe Nderjakut: A kemi ndonjë shok që ka të bardhë se do ortaku im…

Në dosjen “Ura”, përfshihen gjithashtu transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky Ecc mes ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina dhe Ekil Nderjakut, lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.Në një bisedë që mban datën 29.12.2020, ish-efektivi i RENEA-s flet për një anije për të bërë transportimin e lëndës narkotike nga Spanja për një të njohur që kishte në Ekuador.

Altin Morina: Me shkrujti një shok që kam në Ekuador…që ishte hipje dhe dalje andej…në Spanjë…e ta hedhin ë det…por i duhet një marinar.

Ekil Nderjaku: Marinar ku atje ne Ekuador..

Altin Morina: Në Spanjë…

Nderjaku: Shok folim nga afër…

Në një tjetër rrethanë, në datën 08.02.2021, Morina i thotë Nderjakur për të gjetur një kontakt për të marrë kokainë nga Holanda sepse “ortaku” i tij kishte kërkuar 20 pako.

Morina: Në Holandë kemi naj shok…që ka te bardhe…se do ortaku im 20 buk.

Nderjaku: Me tbardh…

Morina: Të bardhë…

Nderjaku: Se di sjam ngatërru mo…se di shok…po do pyes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›