E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja Xhuvani ProkuroriaHalimi cenon sistemin e drejtesise

Prokuroria e Pergjithshme ka akuzuar Ministrin e dritesise Eduard Halimi per nderhyrje ne sistemin e drejtesise duke cenuar pavaresine e ketij institucioni.

Reagimi i prokurorise ka ardhur menjehere pasi Halimi i dergoi Presidentit te Republikes Bamir Topi dosjet e gjykimit te djalit te aktores dhe deputetes Luiza Xhuvani Kostandin Xhuvani.

Prokuroria e ka cilesuar veprimin e halimit si te rrezikshem ndaj funksionimit dhe pavaresise te sistemit te drejtesise shqiptare duke qene se ceshtja ndaj K.Xhuvanit eshte ende ne gjykim.

Ministria e drejtesise i ka cuar presidentit Topi dosjet e gjykimit te djalit te aktores Luiza Xhuvani Kostandin Xhuvani i cili u denua nga gjykata me dy vite burg me akuzen per vrasje.
Pas publikimit te raportit te inspektimit ministri i drejtesise Eduard Halimi u shpreh se denimi me dy vite burg eshte politike penale e papranueshme. Per kete arsye ai se raporti do te dergohet ne Presidence pasi kreu i shtetit eshte dhe Kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise i cili ka autoriteti te marre vendime por edhe tek prokuroja e pergjithshme Ina Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›