E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja e ‘Sterilizimit’/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit, ja me sa vite burg dënohen ish-zyrtarët

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar ka shpallur vendimin për 8 ish zyrtarët e pandehur për dosjen e “Sterilizimit”.

Ish zv ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentash, duke u dënuar me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai dënohet përfundimisht me 4 vite heqje lirie, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Biznesmeni Ilir Rrapaj dënohet me 6 vite burg, edhe ky për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton ulje dënimi. Përfundimisht do të vuajë 4 vite burg.

Marsela Serjani u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar u reduktua në 2 vite e 4 muaj. Gjykata hoqi masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, pasi dënimi konsiderohet i shlyer.

Sajmir Kadiu u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar u ul në 2 vite e 4 muaj. U vendos gjithashtu heqja e masës së sigurimit.

Petret Mersini u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar u ul në 2 vite e 4 muaj. Gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg dhe vënien në provë për 24 muaj.

Arben Gjata u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar u ul në 2 vite e 4 muaj. Dënimi me burg u pezullua dhe u konvertua në shërbim prove për 24 muaj.

Genc Byrazeri u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që me ulje 1/3 u reduktua në 1 vit. Dënimi me burg u pezullua dhe u zëvendësua me 80 orë punë në interes publik, që duhet të përmbushet brenda 6 muajsh.

Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar u ul në 1 vit. Dënimi u pezullua dhe u konvertua në shërbim prove për 2 vite.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›