E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja e “Sterilizimit”, Ilir Beqaj përballet i vetëm me gjykim të zakonshëm, 8 të tjerët gjykim të shkurtuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të gjykohet i vetëm për dosjen e Sterilizimit. Kjo, pasi ai nuk kërkoi gjykim të shkurtuar si të bashkëpandehurit e tjerë, por do t’i nënshtrohet gjykimit të zakonshëm.

Togave të zeza, Beqaj iu tha: Pa një formulim të saktë të akuzës nuk mund të përgjigjem, në 3 krerë të ndryshëm na kanë venë nene të ndryshme të kodit penal, ne jemi bërë si autoshkollë, une nuk bëj dot mbrojtje efektive pa një akuzë të shkruar.

Ish-zyrtari pretendon nuk është i qartë për veprën penale për të cilën akuzohet. Mirëpo SPAK iu përgjigj duke i qartësuar ndryshimin, që nga shpërdorim detyre, ai tashmë akuzohet për grup kriminal, fakt ky i bërë i ditur që më herët.

Në seancën e sotme, u pranua kërkesa e ish-numrit dy të ministrisë, Klodian Rrjepaj, por edhe biznesmenit, Ilir Rrapaj për gjykim të shkurtuar, së bashku me gjashtë persona të tjerë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›