Dosja e vrasesit, gjyqtari sfidon serish KLD Rozeta Rapushi
Keshilli Larte i Drejtesise, deshtoi serish dje ne marrjen e mases disiplinore per gjyqtarin Neritan Tabaku, i cili dyshohet se ka vonuar qellimisht zbardhjen e vendimit qe liroi nga burgu Ilir Xhakjan, i akuzuari kryesor per vrasjen e Shefit te Policise se Shijakut, Adem Tahiraj. Ndonese i mbledhur pikerisht per trajtuar ceshtjen e gjyqtarit te Durresit, KLD nuk mundi te marre nje vendim, pasi gjyqtari nuk u paraqit, duke bere me dije se ishte i semure, duke e shoqeruar kete me nje raport mjekesor. "Tabaku ka risjelle raport mjekesor dhe kerkon qe te shtyhet shqyrtimi i propozimit te ministrit. Raportin e pare e ka paraqitur ne daten 5 nentor, 14 dite raport, sot eshte perseri me 15 dite te tjera. Propozimi im eshte qe te shtyhet mbledhja dhe ajo e radhes do te behet te premten e ardhshme, me rend dite shqyrtimin e ketij propozimi te ministrit dhe zoti Tabaku nese edhe ne mbledhjen e ardhshme eshte i paafte duhet te marre masat, te dergoje nje perfaqesues te tij", - paralajmeroi ne mbledhjen e djeshme, kreu i KLD-se njeheresh President i Republikes, Bujar Nishani. Tabaku duket se strategjine e bojkotit e ka perdorur edhe ne prokurorine e Tiranes. Madje pjese e bojkotit ka qene edhe mungesa e avokatit per shkak te angazhimeve. Nuk dihet se si do ta zgjidhe KLD shqyrtimin e mases disiplinore ndaj gjyqtarit qe nxori nga burgu vrasesin e kryekomisarit, Adem Tahirajt, nese ai nuk paraqitet vete po nuk dergon as perfaqesuesin e tij. Ne mbledhjen e djeshme, KLD, shqyrtoi si pike te pare te rendit te dites, projektvendimin lidhur me procedurat e perzgjedhjes se kandidateve per gjyqtare ne Gjykatat Administrative te Shkalles se Pare dhe te Apelit. Ne lidhje me kete ceshtje, kreu i shtetit, Nishani, theksoi rendesine e vendosjes se rregullave te qarta, per realizmin e nje procedure sa me transparente per publikun, ne perzgjedhjen e kandidateve qe do te kryejne funksionin e gjyqtarit ne Gjykatat Administrative. "Por, kjo perzgjedhje duhet te jete gjithashtu, nje procedure e besueshme dhe per vete trupen gjyqesore, qe do te jene protagonistet e kandidimit, per te rritur besimin e tyre tek organi i "qeverisjes" se sistemit gjyqesor", - u shpreh Nishani. Presidenti theksoi se qellim i Keshillit te Larte te Drejtesise, me miratimin e ketij akti nenligjor, eshte krijimi i nje trupe gjyqesore me cilesi te larta profesionale dhe me integritet. Nga ana e tij, ministri i Drejtesise Eduard Halimi, theksoi se konkurrimi nuk prek cilesine e gjyqtareve, i cili nuk do udhehiqet nga parimet shkollore por nga parimet e nje procesi te drejte dhe te pavarur. "Besoj se do kemi pjesemarrje te gjere te gjyqtareve, te cilet do krijojne gjykata profesioniste dhe gjykata cilesore ne vend"- theksoi ministri.