E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosjet e Kadastrës së Vlorës transportohen drejt Tiranës nën masa sigurie

Rreth ores 14 te dites së sotme, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës është duke u transportuar drejt Tiranës. E shoqëruar nga forcat e policisë, baza materiale po ngarkohet në një kamion dhe më pas dosjet përkatëse do të dërgohen në Tiranë për veprime të mëtejshm.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar në lidhje me zhvendosje n e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës.

Në reagim theksohet fakti se prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.

Qytetarët nuk do të preken nga ky riorganizim, thuhet më tej në reagim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›