E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosjet stok në gjykatën e Fierit, mungesa e sallave dhe gjyqtarëve zvarrisin proceset

Mijëra dosje të pashqyrtuara dhe mungesa e ambienteve po zvarrisin çështjet në Gjykatën e Fierit.

Kreu i gjykatës, Noel Veizi e cilësoi “çnjerëzore” ngarkesën e gjyqtarëve, ndërsa pranoi se mungesa e sallave të gjykimit po sjell drejtësi të vonuar.

Aktualisht mbi 2800 çështje presin prej vitesh nisjen e procesit gjyqësor, ndërsa organika funksionon me vetëm 14 gjyqtarë nga 21 të parashikuar.

Më të prekurat mbeten dosjet civile, të cilat vazhdojnë të zvarriten pa afat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›