E Premte, 6 Nëntor 2026

Dr.Kim Drasa: Alarmi për gratë që vuajnë nga infeksionet urinare!

PROF. DR. KIM M. DRASAkim drasa

Duke qënë që prej 10 vitesh antar aktiv i Organizatës Botërore të Prevalences Infeksioneve Urologjike (Global Prevalence Infection Urology*GPIU*), u bëra pjesëtar edhe në këtë studim, si në studimet e mëparëshme.

PARATHENIA

INFEKSIONET TRAKTIT URINAR, të përsëritura (rUTIs) janë midis infeksioneve bakteriale më tepër të zakonshme që infektojnë gratë.

Afërsisht 50% deri 60% e grave zhvillojnë një UTI, përgjatë jetës së tyre, me 1/3 e grave të cilat paraqesin, të paktën një episode të UTI që nga mosha 26 vjeçe. Një rUTIs i perseritur (recurrent) është gjerësisht i percaktuar sikundër më tepër se dy episode të UTI të pakomplikuara, brenda 6 muajve ose ne percaktimin tjeter: Më tepër se tre UTI brënda 12 muajve, natyrisht te dokumentuara nga urkultura pozitive për praninë e infeksionit urinar. Kjo ka qënë raportuar se afërsisht 20-30% e grave me nje episod të UTI, do të ketë një episod të mëtejshëm dhe 25% e këtyre rasteve do të zhvillojnë UTI, të përsëritura (rUTIs). Escherichia coli si nje uropatogen (shkaktar patologjie urinare) është patogeni përgjegjës për shkaktimin e 70-95%, të sëbashku (UTIs sporadike dhe të përsëritura).

Megjithëse kanë qenë konsideruar si një kondicion mesatar dhe i vetëlimituar, rUTIs kanë një impact të dëmshëm mbi cilesinë e jetës së pacienteve (QoL), duke prodhuar: *Efekte gjymtuese mbi shëndetin e grave, *Lidhjeve intime dhe sociale, *Vet-vleresimin dhe *Mbi kapacitetin e punes, *Paraqitet tamam si irritim nervor, lodhje dhe pa aftesi per tu koncentruar.

Evidencimet në rritje tregojnë se problemet urinare dhe sexuale janë shpesh sëmundje bashkëshoqëruese (comorbide) dhe ndoshta sinergjike me UTIs, tek grate. Përmëtepër, 60% e rUTI tek gratë janë pas kontaktit sexual (post-coital). Pamvarësisht, të qëna qartësisht, klinikisht që simptomat urinare mund të shoqërohen me dysfunksion sexual dhe bezdi sexuale, për dijeninë, time, asnji studim klinik nuk ka ekzaminuar impaktin e rUTIs mbi funksionimin sexual të grave, duke përdorur këtë lloj, i cili quhet-vleresimi pyetesorit psychometric sic bëmë ne, në këtë studim.

Duke pasur parasysh prevalencën e rëndësishme të dysfunksionit sexual femeror (FSD) në kontekstin e cregullimeve urologjike dhe observacioneve klinike te ankesave sexuale prej grave me infeksione urinare, të përsëritura, recurrente (rUTIs), ne kryqëzuam mendimet për të përcaktuar prevalencen dhe parashikimet e FSD, tek gratë Europiane (të bardha); Heterosexuale; Active sexualisht, të cilat ishin duke kërkuar ndihmë për trajtimin e rUTI si ankesa e tyre primare dhe ne i krahasuam piket e tyre psichometrike me ato të një grupi të grave, të cilat ishin pa rUTIs (infeksione uriare perseritura).

REZULTATET

Nga ky studim dolën këto rezultate: Pothuaj 86.5% vuanin nga rUTIs të shkaktuara nga uropatogeni Eschericia coli dhe nga të tjerë uropatogene si Enterococcus faecalis, Ureaplasma urealitycum, Klebsiella, Proteus Mirabilis, njesoj te perhapur.

Grate me rUTIs shumë shpesh treguan se: *Kishin patur një histori—konstipacioni; *Ishin më shpesh duhan pirëse dhe *Nuk kishin lidhje sexuale të qëndrueshme (ndronin shpesh partnerin). Gratë me rUTIs treguan se ishin më të dëmtuara nga aftësia sexuale. Gratë me dëmtim sexual paraqisnin: *Dhimbje gjatë kontaktit; *Ulje të lubrifikimit Vaginal dhe *Ulje të kënaqësisë (arousal).

Duke marrë në konsideratë të gjitha gratë, pjesemarëse, në studim, u pa se: a) Mosha, b) Të gjitha simptomat urinare dhe rUTIs, shoqëroheshin me indexime patologjike sexuale kurse c) Masa trupore (BMI) nuk ndikonte në nivelin e dëmtimit sexual.

Duke u fokusuar, më qartë, në gratë me rUTIs u konstatuan: a) Mosha, b) Simptomat, totale, urinare, c) Pasja e 6 ose më tepër episode, të UTI, në 12 muajt e kaluar dhe d) Një ndodhi konstipacioni, ishin pa ndryshim te shoqeruara me tregues patologjik te indeximit funksionimit sexual femeror.

Studimi jone tregoi rritje të evidencimit të lidhjes midis: Simptomave të traktit poshtëm urinar (LUTS) me Dysfunksionin Sexual Femeror (FSD). Zbulimet tona treguan se janë klinikisht të përshtatëshme sepse: (i) rUTIs janë pothuaj frekuente në praktikën tonë klinike, ditore; (ii) Këto sigurojnë evidencime të reja për një shoqërim midis rUTIs dhe FSD, në aktivitetin sexual dhe shëndetin e grave; (iii) rUTIs nuk janë vetëm pas kontaktit sexual (post-coital), sikundër theksojnë studimet e mëparëshme.

Tri nga pesë gra, seksualisht aktive, në moshën riprodhimt, tek të cilat ankesa kryesore ishte rUTIs, gjithashtu, vuanin nga Vestibulodynia sekondare provokuar (dhimbje gjate aktit seksual). Gratë e reja kanë më tepër dëmtime të funksionimit normal seksual, të shoqëruara me probleme urinare sesa gratë e moshuara. Ndërsa gratë në tranzicionin menopause shpesh paraqesin reduktim të hormonit Estrogen, në nivel genital, e cila mund të shoqërohet me ose zmadhim nga vetë rUTIs.

E rëndësishme është evitimi i ngatërimit të efekteve nga rUTIs me efektet e shprehura nga gratë në post-menopause, në te cilat syndromi specific sic eshte atrofia Vulvovaginale bëhet kronike dhe progresive. Dihet se infeksioni i vezikes urinare (Cistitis) i përsëritur disa herë, implikohet me: a) Inflamacion të organeve genitale, b) Cregullime të lubrifikimit vaginal dhe c) Rritje të incidences të dhimbjeve vaginale. Përmëtepër, lagështira dhe lubrifikimi i ulët vaginal, të shkaktuara nga futja e urinës në Vagine, dëmton aciditetin normal të pH vaginal dhe kjo mund të luajë rol kryesor në ankesat e pacienteve.

Ndonjë studiues mund të spekulojë se rUTIs mundet eventualisht të “shkeli këmbëzën” e mbiaktivitetit të dyshemesë pelvike (të bacinit) kështu bëhet predispozicion në të dyja, dëmtimet: 1) Mikroabrazion (gërvishtje mikroskopike) të mukosës Vestibulare dhe 2) Mikrotrauma të zonës Uretrale (kanali ku delurina nga vezika urinare-jasht), duke influencuar drejt dhimbjes dhe gjëndjes diskomforte (jo rehatise), gjatë kontaktit sexual. Gjithashtu, rUTIs mund të cojë drejt inflamacionit të mukozes vezikes urinare, me hiperaktivizim te qelizave Mast, në murrin e vezikes urinare dhe proliferimi pasues i fibrave të nervit, të dhimbjes, në murrin e vezikes urinare dhe Uretrës, duke cuar drejt shtimit të dhimbjes dhe Allodynia, gjatë aktit sexual (intercourse).

Pacientet me rUTIs janë më pak të afruara për të qënë në një lidhje, ne cift. Në të vërtetë, gratë në moshat 1830 vjece, tregojne se ato gra, të cilat janë me rUTIs, kanë kryer më tepër kontakte sexuale dhe me numër më të lartë partnerësh sexual sesa gratë pa rUTIs. Mbi gjithcka, këto faktorë rreziku u panë se shkaktojnë rritje te kolonizimit të Uretrës dhe Vagines, me Eschericia coli. Gjithashtu, ne evidentuam se gratë me rUTIs dhe me konstipacion deri në 6 raste, në jave, e kanë 5-6 herë, më të lartë rrezikun për të patur shqetësime sexuale. Sygjerojmë se Flora fekale vepron si një rezervuar optimal, i përshtatshëm për shumëzimin e races mikrobiale, e cila në vazhdim mundet të rikonolizoje me mikrobe Introitusin (kontaktin sexual) dhe pastaj veziken urinare duke shkaktuar rUTIs.

KONKLUZIONET FINALE

Ky studim paraqiti gjetje të reja, në lidhje me prevalencen e lartë të disfunksionit, “pikëllues” seksual midis grave, të cilat janë duke vuajtur prej rUTIs. Afersisht, 80% e grave sexualisht-aktive, të prekura nga rUTIs kanë tregues psykometrik që të sygjestionojnë disfunksionin sexual. Mbi gjithcka, disfunksioni pikëllues sexual shfaqet si nje entitet compleks, duke zhvilluar më tepër se nje aspekt të funksionimit seksual, me më tepër dëmtime sinjifikante ku perfshihen: 1) Dhimbja seksuale, 2) Lubrifikimi dhe 3) Arousal (kenaqësinë).

Gjetjet tona, të rëndësishme në aspektin klinik janë:

1) Shoqërimi pozitiv midis Disfunksionit Sexual Femëror (FSD) dhe moshës pacientes;

2) Ashpërsia e simptomave të traktit të poshtëm urinar (LUTS) dhe një ndodhi të Konstipacionit të zorrëve;

3) Mosha, ashpërsimi LUTS, duke patur më tepër se 6 episode të UTIs, përgjatë 12 muajve të fundit dhe një ndodhi konstipacioni janë parashikues të pavarur për zhvillimin e Disfunksionit Sexual Femeror (FSD).

Autori: Prof. Dr. Kim M. Drasa, MD, PhD.  Urolog & Sexolog

• Presidenti  Shoqates UROLOGEVE & SEXOLOGEVE “MAKSUT DRASA” (A.U.S.A);

• Antar POST — FINASTERIDE SYNDROME FOUNDATION (Një nga 29 Urologët & Sexologët, më me famë në botë, të cilët jemi në”Media Aëareness”të këtij fondacioni: New Jersey, USA);

• Gjithashtu edhe anëtar në ISSM Website: “Find a Directory Provider”;

• Anëtar Shoqates Amerikane Urologjise “AUA”;

• Senior of the EAU (Europian Association of UROLOGY);

• Anëtar Shoqatës  Mjekësisë Sexuale Europiane & Botërore “ESSM – ISSM”

/Gazeta Panorama

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›