E Martë, 3 Nëntor 2026

Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës, zbardhen emrat

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura rreth orës 09:00 në ambientet e bashkisë, ku Dredha ka firmosur një për një dorëheqjet e drejtorëve .Ky vendim vjen në kuadër të reformave që po ndërmerren për ristrukturimin dhe eficiencën e administratës vendore, si dhe për t’iu përgjigjur thirrjes së fundit të kryeministrit për përgjegjësi të reja në nivelet drejtuese.

Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim të zyrtarizohen edhe emrat e rinj që do të marrin drejtimin e sektorëve kyç në Bashkinë e Vlorës.

Emrat e 21 drejtorëve të shkarkuar 1- Zambak Selmanaj  drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes 2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë 3- Dorjan Demiri drejtor i përgjithshëm Juridik 4- Kozma Mali drejtor i Financave 5- Emiljano Ismalili drejtor i policisë bashkiake 6-Sokol Kananaj Drejtor i tatimeve pranë bashkisë 7-Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve 8-Arlinda Tepelena drejtor i Turizmit 9-Dorjan Xhelili drejtor NSHP 10Francesko Tozaj drejtor i Pastrimit 11-Endri Rrokaj drejtor i Gjelbërimit 12-Anila Hitaj drejtoreshë e shtëpisë se foshnjës 13-Irena Stasa drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë 14-Elida Grabova drejtoreshë e shtepise per personat me probleme mendore 15-Lorela Ballaj  drejtoreshë e Shtepise se fëmijëve me aftësi të veçanta 16-Ardian Vreshtazi drejtor i Emergjencave Civile 17-Sokol Toto drejtor i teatrit Petro Marko 18-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës 19-Laura Brinja drejtoreshë e burimeve njerëzore 20-Igli Zahaj i drejtor i IMT 21- Elona Merkaj drejtore e Pallatit të Sportit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›