Drejt kthimit në Itali 12 migrantët e mbërritur në Gjadër

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Anija e rojës bregdetare italiane ka mbërritur mëngjesin e të shtunës në portin e Shëngjinit, raportojnë mediat në vend.
Anija do të kthejë në Itali 12 migrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi, që u pritën pak ditë më parë në kampin e Gjadrit, në kuadër të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Kthimi migrantëve drejt Italisë, vjen pas vendimit të Gjykatës së Romës.
Gjykata e Romës urdhëroi kthimin në Itali të 12 emigrantëve, të cilët mbërritën para pak ditësh në Gjadër.
Këto ishin emigrantët e parë që erdhën si pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali, ndërsa vetëm 12 prej tyre u vendosën në Kampin e Gjadrit, ndërsa 4 të tjerë u dërguan në Itali pasi ishin minorenë ose nuk përmbushnin kushtet e qëndrimit.
/a.f/