E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtësia raporton në Kuvend, dëgjesa te Komisioni i Ligjeve dhe te Komisioni i Mbikëqyrjes Institucionale

Të hënën drejtuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë do të nisin raportimin në kuvend për të vitin 2025.

I pari që do do të përballet me deputetët  është Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela  i cili në 15 qershor do të raportojë para Komisionit të Ligjeve.

Përgjatë ditëve në vijim do të raportojnë tek Ligjet e gjithë kupola  e sistemit të drejtësisë; drejtuesi i SPAK-ut  Klodjan Braho,  Inspektori i lartë i Drejtësisë Artur Metani, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Të gjitha figurat kyçe të sistemit të drejtësisë do të paraqiten edhe para Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale, i cili me ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit ka kompetencë miratimin e rezolutës së Kuvendit  dhe ndjek zbatimin e rekomandimeve që ka dhënë parlamenti.

Raportimi në parlament i institucioneve të pavarura është  parashikuar të bëhet në  datat 22 dhe 23 qershor, në 2 seanca të posaçme.

Pas ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit SPAK-u nuk do të raportojë më në seancë plenare, gjithashtu edhe rreth 20 institucione kushtetuese apo të krijuara me ligj.

Për këtë arsye në seancë plenare do të paraqiten vetëm 5 institucione; Prokurori i Përgjithshëm, Drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Drejtuesi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit  dhe  Avokati i Popullit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›